Martin Vulaj nga AARC në emisionin “Click” në RTV21 tha se thellësisht nuk beson në mundësinë e reduktimit të pjesëtarëve të KFOR-it amerikan në Kosovë.
“Amerika e ka një sasi të resurseve të kufizuara, i ka aq sa ka edhe tash duhet me i rikalibruar në këtë përgatitje të ballafaqimit me Kinën edhe jam i bindur se kanë me tërhequr ushtarë nga Evropa Lindore edhe Perëndimore dhe me i çu më shumë kah lindja edhe është e natyrshme me u shqetësuar për situatën tonë”, tha Vula, por ai përmendi letrën e senatorëve të dërguar sekretarit amerikan Rubio duke ia theksuar rëndësinë e trupave amerikanë në Kosovë.
“Ekziston edhe një mundësi tjetër, e kemi Bondsteel aty, që deri tash ka qenë në radhën e dytë të mbrojtjes në NATO, që ka mundësi me pas edhe trupa shtesë, unë nuk besoj thellësisht që kanë me tërhequr trupa nga Kosova, i kanë sytë nga Kosova, e dinë rëndësinë e saj, e dinë pikën strategjike të saj në frontin Lindje – Perëndim, por po Evropa do të ketë ndryshime”, tha ai duke shtuar se është i bindur për këtë.

