Bajrami: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, tregoni se cilat barna do i marrin pa pagesë ata

by Nexhat

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se me ligjin e ri, pensionistëve do u zvogëlohet pensioni për 3.5%.

Ajo ka pyetur qeverinë edhe se, cilat barna, pensionistët do i marrin pa pagesë.

banner

‘’Një lajm shumë i keq për pensionistët, sepse po flitet që, qeveria u ndanë nga 100 euro e tjera e kemi pa ia u ndanë në kohë zgjedhjeve, sipas ligjit të cilin e keni sjellë këtu, pensionistët kanë me nda 3.5 % prej pensionit të tyre dhe qeveria nuk ndan fare për ta. Pra, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, mirëpo sot askush nuk qe në gjendje me ju tregu pensionistëve  se cilat barna ata do i marrin pa pagesë. Se atyne sot, krejt pensioni në barna ju shkon, shumicës prej tyre ju shkon në barna’’, ka thënë ajo.

Këto komente ajo i ka bërë lidhur me Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy