Deputeti i VV’së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, dikush nga salla i thotë “kanë me të mytë që ke gabu”

by Nexhat

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe me funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por këtu ngatërrua.

Në vend të emrit të Haxhiut, ai tha Vjosa Osmani.

banner

“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese  e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

Ky gabim i tij ngjalli të qeshura në Kuvend, ndërsa nga deputetët opozitarë dikush u dëgjua t’i thoshte: “O kanë me të mytë që ke gabu”.

Haliti pak i stresuar më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy