FERIZAJ/ Policia jep detaje për plagosjen: Viktimat janë rreth 24 dhe 32 vjeç, burri është dërguar në QKUK, prokurori i shtetit është njoftuar

by Nexhat

Policia e Kosovës, ka dhënë detaje shtesë për rastin në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri, kanë mbetur të plagosur dy persona.

Nga policia kanë bërë të ditur se të plagosurit janë, një femër e moshës rreth 24 vjeçare, dhe, një mashkull rreth 32 vjeç.

banner

Zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ka shtuar se, viktima mashkull është transportuar për në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

‘’Sipas informatave të para, dyshohet se janë plagosur dy persona, një femër ( rreth 24 vjeçe) dhe një mashkull ( rreth 32 vjeç), të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

I plagosuri mashkull, pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Ferizaj, është transportuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë (QKUK) për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të rendit, hetuesit e stacionit, si dhe hetuesit dhe krim-teknikët nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët janë duke kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe po punojnë intensivisht për të sqaruar rrethanat që kanë çuar deri te kjo plagosje.

Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues’’, ka thënë mes tjerash Veseli 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy