Fisnik Asllani shkëlqen përsëri, Hoffenheim rikthehet në barazim ndaj Augsburgut

by Nexhat

Fisnik Asllani ka qenë sërish protagonist për TSG Hoffenheim, duke dhënë asist në ndeshjen ndaj FC Augsburg që përfundoi pjesën e parë me barazim 2-2.

Takimi kishte nisur më mirë për Augsburgun, i cili kaloi në epërsi të dyfishtë me golat e Claude-Maurice në minutën e 11-të dhe Gregoritsch më pas, duke e vendosur Hoffenheimin në një situatë të vështirë që në pjesën e parë.

banner

Megjithatë, vendasit reaguan fuqishëm për të rikthyer ndeshjen në ekuilibër. Fillimisht, Hranac ngushtoi diferencën në minutën e 35-të, duke i dhënë shpresë ekipit të Hoffenheimit për një kthesë të mundshme.

Momenti vendimtar erdhi në minutën e 42-të, kur Fisnik Asllani u tregua i saktë në organizimin e aksionit dhe asistoi për golin e barazimit të shënuar nga Toure, duke e çuar rezultatin në 2-2

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy