Fundjavë e zjarrtë në elitën e futbollit

by Nexhat

Elita e futbollit kosovar rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e xhiros së 28-të.

Vikendi që po vjen në Superligë premton përballje interesante pasi tashmë sezoni ka hyrë në fazën vendimtare.

banner

Të shtunën, vëmendja do të jetë te përballja mes Prishtinë së Re dhe Malishevës,  e cila zhvillohet nga ora 15:00. Të dyja ekipet synojnë pikë të rëndësishme për objektivat e tyre në tabelë.

Ndërkaq, të dielën, në të njëjtën orë (15:00), zhvillohen katër ndeshje të tjera mjaft interesante dhe tejet të rëndësishme.

Ballkani ballafaqohet me Gjilani në një duel që pritet të jetë shumë konkurrues. Drita pret Ferizaj, me vendasit që synojnë të vazhdojnë formën e mirë, kurse, Llapi ndeshet me Drenica, në një përballje ku pikët janë jetike për të dyja skuadrat.

Ndërkaq, ndeshje e fundit e kësaj xhiro luhet të hënën pasdite mes Prishtinës dhe Dukagjinit.

Java e 28-të pritet të ketë ndikim të madh në renditje, në garën për titull të kampionit, garën për zonën evropiane si dhe në luftën për mbijetesë.

Superliga / Java e 28-të

Të shtunën takohen:

Prishtina e Re-Malisheva

Të dielën takohen:

Ballkani-Gjilani

Drita-Ferizaj

Llapi-Drenica

Të hënën takohen:

Prishtina-Dukagjini

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy