GJILAN/ Aksident i rëndë mes dy motoçikletave – vdes një person, dy lëndohen rëndë

by Nexhat

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Livoç të Gjilant mes dy motoçikletave, ku si pasojë e lëndimeve një person ka vdekur, e dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Lajmin e konfirmoi Ismet Hashani. Ky i fundit ka bërë të ditur se, të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ku, njëri nga ta, sipas raportit të mjekëve është dërguar pa shenja jete.

banner

Kurse, për dy të lënduarit e tjerë, me lëndime të rënda, policia bën të ditur se njëri është në spitalin e Gjilanit, kurse tjetri është dërguar në QKUK.

‘’Ju njoftoj se sot me 10.04.2026, rreth orës 19:39 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në fshatin Livoç I ulët Komuna Gjilan.

Ndihma e parë ,Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje.

 Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident  janë të përfshira dy (2)   motoçikleta , raportohet se tre (3) persona janë lënduar në aksident.

Personat e lënduar me urgjencë janë transportuar në emergjencën  e spitalit Rajonal në Gjilan.

Sipas raportit të mjekëve njëri nga të lënduarit është sjell në spital pa shenja jete.

Dy të lënduarit e tjerë me lëndime të rënda trupore, njëri është transportuar për në QKUK-Prishtinë, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në spitalin e Gjilanit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Njisitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhë deri te ky aksident i rëndë’’, ka thënë Hashani 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy