Guardiola: City duhet të jetë perfekt deri në fundin e sezonit

by Nexhat

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur para përballjes së fundjavës ndaj Chelsea, duke theksuar se skuadra e tij duhet të jetë pothuajse perfekte për të mbajtur gjallë shpresat për titull.

“Qytetarët” udhëtojnë drejt “Stamford Bridge” të dielën, pas një momenti pozitiv, pasi siguruan kualifikimin në gjysmëfinale të FA Cup falë një tregolëshi të Erling Haaland ndaj Liverpool.

banner

Në anën tjetër, Chelsea vjen pas humbjes 3-0 ndaj Everton dhe ka vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League.

Me Arsenalin që kryeson tabelën me nëntë pikë epërsi, Guardiola pranoi se City duhet të fitojë pothuajse çdo ndeshje të mbetur.

“Duhet të marrim sa më shumë pikë. Në situatën ku jemi në kampionat, na duhen pothuajse të gjitha fitoret për të pasur një shans deri në fund,” u shpreh ai.

Ai shtoi se mungesa e vazhdimësisë gjatë sezonit i ka kushtuar skuadrës, duke bërë që gara për titull të bëhet më e vështirë.

Në fund, Guardiola theksoi se skuadra ka ende energji dhe motivim për sfidat e mbetura, pavarësisht presionit të madh në këtë fazë vendimtare të sezonit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy