Haradinaj: Jo ndoshta, por jemi në zgjedhje, Kurti e di që duhet të hapet paketa e Qeverisë kur lidh partneritet për Presidentin

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot u pyet nga gazetarët për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ai u pyet se “mos ndoshta” kryeministri Kurti po dëshiron që të shkojë në zgjedhje ka deklaruar ‘jo ndoshta, por jemi në zgjedhje”.

banner

Sipas tij, sikur Kurti të dëshironte ta zgjidhte presidentin e din se si shkojnë këto procese, pasi siç shton Haradinaj kanë përvoja politike në zgjedhjen e këtij të fundit.

“Nuk e ka me rëndësi se e ka vetën… Jo ndoshta, po jemi në zgjedhje, sikur të kish dashtë me zgjedhë presidentin ai [Kurti] e di si shkojnë këto punë, këto procese, ne kemi përvoja politike, disa herë kemi arrit me zgjedhë president. Pra ai nuk e ka hap paketën fare të Qeverisë, me thënë Qeverinë po e ndali për vete, kur vjen puna e presidentit urdhëroni të merremi vesh. Kjo shkon ndryshe, me atë që e fton për partneritet për president, pra bëhesh partner edhe në Qeveri”, ka thënë ai.

Haradinaj, ka folur për kalimin e deputetët Duda Balje në Grupin Parlamentar të AAK-së, duke thënë se nuk kanë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës.

 “Tani mendoj që është mirë edhe për deputeten Duda Balje. Nuk kemi shumë dallime në qëndrime sa i përket Kosovës, sa i përket vlerave të demokracisë, zhvillimit ekonomik por edhe përkrahjes së komuniteteve, Aleanca gjithmonë ka qenë e kujdesshme, edhe për ne një deputet më shumë në grup. Mendoj që është reciproke, pra është një lloj racionaliteti në fund të fundit se një deputet pa grup e ka të vështirë”, ka shtuar Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy