Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët do të jenë përgjithmonë mirënjohjes për kontributin e ish-kongresmenit, Eliot Engel, i cili vdiq sot.
Haradinaj ka thënë, se kontributi i Engel është historik dhe i pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në.
Postimi:
Miku i madh i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, gjatë gjithë angazhimit të tij jetësor, u përkushtua ndaj çështjes së Kosovës dhe të shqiptarëve.
Shqiptarët do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij historik dhe të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe ai do të kujtohet gjithmonë si ikonë e miqësisë së përjetshme me SHBA-në.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Engel, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shqiptaro-amerikan.
U prehtë në paqe!

