Haziri: Deputetët të njoftohen për marrëveshjen e Kurtit me ndërmjetësuesin e BE-së

by Nexhat

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës tha se kryeministri Kurti duhet të njoftojë deputetët për marrëveshjen me ndërmjetësuesin e BE-së.

Haziri tha se deputetët e Kuvendit të Kosovës bartin të drejtën për të kërkuar sqarime rreth marrëveshjeve të arritur nga kryeministri i vendit,

banner

“Kryeministri i Republikës duhet me ardhë dhe me na njoftu për marrëveshjen me Peter Sorensen ndërmjetësin e BE-së, lidhur me qëllimin e kësaj marrëveshje, implementimin e kësaj marrëveshje lidhur me arsimin dhe shëndetësinë për komunitetin serb. Me çka ka të bëjë? Cila është baza? Dhe shpjegime të domosdoshme sepse ka mjegull dhe paqartësi tek qytetarët e Republikës, shqetësim duhet të jetë i Kuvendit të Republikës, ne bartim këtë të drejtë. Deputetët duhet të njoftohen me detajet e kësaj marrëveshje”, tha Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy