Kryeziu-Hyseni: Synojmë marrëveshje për presidentin, jo zgjedhje të reja

by Nexhat

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se janë duke zhvilluar bisedime me subjekte politike për arritjen e një marrëveshjeje lidhur me zgjedhjen e presidentit të vendit.

Deputetja, në “FIVE” në Dukagjin, bëri të ditur se aktualisht ka kontakte me një subjekt politik, ndërsa një ftesë i është dërguar edhe një partie tjetër, në përpjekje për të siguruar konsensus, njofton Dukagjini.

banner

Sipas Kryeziu-Hysenit, në këto zhvillime është i përfshirë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili, ndonëse nuk ndodhet në Kosovë, po merret me këtë çështje dhe pritet që takimet të intensifikohen në vazhdim.

Ajo shprehu optimizëm se do të ketë gatishmëri nga partitë opozitare për të arritur një marrëveshje që do të mundësonte zgjedhjen e presidentit, duke shmangur kështu mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kryeziu-Hyseni u bëri thirrje subjekteve politike që të tregojnë seriozitet dhe bashkëpunim, duke pasur parasysh afatet kohore dhe rëndësinë e procesit për vendin.

“Veçse jemi në bisedime me njërin subjekt politik në këtë drejtim dhe e kemi edhe një ftesë tjetër që i është drejtuar një kryetari të një tjetër subjekti politik. Kryeministri duket se edhe sot nuk është në Kosovë, por ai është duke u marrë me këtë çështje dhe se do të vazhdojnë të intensifikohen takimet dhe dua të besoj që do të ketë gatishmëri nga partitë opozitare që të arrijmë në një marrëveshje që do të qojë në zgjedhjen e presidentit dhe jo në zgjedhje të reja. Shpresojmë shumë që si PDK-ja dhe subjektet tjera të kuptojnë seriozitetin e çështjet dhe afatin kohor dhe të jenë bashkëpunuese”, u shpreh ajo

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy