Sezon si protagonist, Arsenal mendon për të ardhmen, gati rinovimi me Mikel Artetën

by Nexhat

Arsenal  po kalon një moment vendimtar të sezonit, duke qenë shumë pranë fitimit të titullit në Premier League pas më shumë se dy dekadash dhe njëkohësisht në garë për një vend në gjysmëfinalet e UEFA Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta po korr frytet e një projekti afatgjatë, duke konfirmuar progresin e bërë vitet e fundit. Megjithatë, pavarësisht rezultateve në fushë, drejtuesit e klubit janë të fokusuar edhe te e ardhmja.

banner

Prioritet mbetet rinovimi i kontratës së Artetës, e cila skadon në fund të sezonit të ardhshëm. Bisedimet e para kanë nisur dhe pritet të rifillojnë me intensitet më të madh pas mbylljes së sezonit, me dëshirën e përbashkët për të vazhduar bashkëpunimin.

Në të njëjtën kohë, Arsenali po planifikon një verë aktive në merkato. Klubi synon të sigurojë fonde për të afruar tre lojtarë të rëndësishëm, ndërsa nuk përjashtohen edhe largime të bujshme. Në këtë kuadër, edhe talentet e rinj si Myles Lewis-Skelly dhe Ethan Nwaneri mund të jenë pjesë e planeve për shitje, për shkak të vlerës së tyre të lartë në treg.

Objektivi i klubit londinez është i qartë: të forcojë më tej skuadrën dhe të mbetet konkurrues në nivelet më të larta, si në Angli ashtu edhe në Evropë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy