Trajneri i Liverpoolit, Arne Slot, këmbëngul se ndien “mbështetje të plotë” nga hierarkia e klubit dhe tifozët pavarësisht një serie performancash të dobëta në fushë dhe pakënaqësisë në rritje për të ardhmen e tij në Anfield.
Megjithatë, Slot, i cili ka kontratë deri në fund të sezonit 2026-27, nuk ka shqetësime të menjëhershme për të ardhmen e tij dhe vlerësoi tifozët që vazhdojnë të mbështesin skuadrën e tij edhe në humbje, shkruan BBC,
“Po e përsëris veten shumë, por ndiej shumë mbështetje. Jo vetëm nga pronarët, por edhe nga Richard [Hughes] dhe Michael [Edëards]. Shumë mbështetje prej tyre, por sado e çuditshme që mund të tingëllojë, ndiej edhe mbështetjen e tifozëve”, tha Slot.

