Tahiri: Asnjëra nga propozimet për projektligje të VV’së s’janë urgjente, tendencë e Qeverisë të ndërtojë agjendë fushate

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se Qeveria po tenton të krijojë agjendë zgjedhore me futjen në rend të ditës të disa projektligjeve nga ana e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Më herët, shefja e GP të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, kërkoi që të plotësohet rendi i ditës, përfshirë edhe një projektligj për masa të përkohshme për produkte themelore në raste të veçanta të destabilizimit të tregut.

banner

Por, këtë e kundërshtoi PDK, duke thënë se s’ka urgjencë për t’u trajtuar tema kaq të rëndësishme dhe për më tepër jashtë procedurave të rregullta.

“PDK e konsideron që këto propozime të projektligjeve nuk janë asnjëra prej tyre urgjente dhe si të tilla nuk e mbështet asnjërën që të mundësohet të trajtohet jashtë procedurave të rregullta. Kjo është veç një tendencë dhe qasje e qeverisë që të ndërtojë agjendë fushate zgjedhore dhe jo për t’i trajtuar me seriozitet temat që janë kaq shumë të rëndësishme për shkak që edhe duhet kohë dhe duhet të trajtohen në procedurë të rregullt në mënyrë që të ketë edhe debat edhe analiza të mirëfillta për secilën prej tyre”, tha Tahiri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy