FERIZAJ/ Të shtëna me armë, plagosen një burrë dhe një grua – Deklarohet policia

by Nexhat

Një rast i rëndë ka ndodhur pak më parë në Ferizaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri kanë mbetur të plagosur një femër dhe një mashkull.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli.

banner

Ky i fundit ka shtuar se të plagosurit janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

‘’Me datën 10.04.2026, rreth orës 22:00, kemi pranuar një informatë se në rrugën “Driton Islami”, në afërsi të rreth-rrotullimit, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas informatave të para, dyshohet se dy persona janë plagosur, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

Për detaje të tjera do të njoftoheni me raport vijues’’, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy