Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane FAZ, Martens ndan temat që kanë diskutuar

by Nexhat

Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, tha se ka intervistuar ish-presidentin Hashim Thaçi, nga paraburgimi në Hagë.

Martens tha se intervista do të publikohet sonte, por zbuloi disa prej temave që ka ngritur me ish-presidentin.

banner

“Kur NATO bombardoi Serbinë në vitin 1999, a bashkëpunoi ajo me një kriminel lufte shqiptar të Kosovës për të mposhtur kriminelin serb të luftës, Slobodan Millosheviqin? Kjo ishte një nga pyetjet kryesore që udhëhoqi në intervistën time me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, e cila do të publikohet sonte”, ka shkruar Martens në X.

Martens vuri në pah edhe “argumentin qendror” të ekipit mbrojtës, i cili thotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një zinxhir të duhur komandues, që do të thotë, shkruan Martens, se i pandehuri nuk mund të mbahet përgjegjës për krimet e kryera në terren.

“Disa dëshmitarë e mbështetën këtë pikëpamje. Por edhe avokatët e z. Thaçi nuk e mohojnë që anëtarë individualë të UÇK-së kanë kryer krime lufte. Kështu që doja të dija nga z. Thaçi: Nëse ato krime kanë ndodhur, por nuk ka përgjegjësi komanduese – kush duhet të gjykohet për to?”, është një ndër pyetjet për Thaçin.

Martens tha se Thaçin e ka pyetur edhe mbi rrezikun “që gjyqi të shtrembërojë pamjen historike të asaj që ndodhi në Kosovë në vitet 1990-ta, sepse për vëzhguesit sipërfaqësorë mund të ushqejë narrativën e rreme se “të dyja palët kryen krime me peshë të barabartë?”.

Në fund, gazetari gjerman e pyet edhe për ish-prokurorin Jack Smith dhe për komentet e presidentit amerikan dhe emisarit Richard Grenell për të.

Martens tha se intervista në faqen online të gazetës publikohet sonte, ndërsa në gazetën e shtypur do të jetë në numrin e nesërm.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy