Vendimi gjyqësor për dëmshpërblimin 32 milionësh, Oda Ekonomike: Raste të tilla të adresohen me përgjegjësi të lartë

by Nexhat

Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit. Vendimi i Gjykatës Komerciale obligon Ndërmarrjen Publike Banesore të paguaj 32 milionë euro dëmshpërblim.

“Si Odë Ekonomike e Kosovës, konsiderojmë se rastet që prekin drejtpërdrejt buxhetin publik dhe klimën e investimeve duhet të adresohen me përgjegjësi të lartë institucionale. Është e domosdoshme që sistemi i drejtësisë të veprojë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime të jashtme. Çdo tentativë për ta politizuar një vendim gjyqësor apo për të ushtruar presion ndaj institucioneve të drejtësisë dëmton besimin në sistem dhe rrit pasigurinë në sektorin privat”, thuhet në reagim.

banner

Më tej, Oda Ekonomike ka potencuar edhe rëndësinë e komunikimit të përgjegjshëm publik, duke kërkuar që të shmangen deklaratat që mund të dëmtojnë imazhin e bizneseve.

“Diskursi publik duhet të jetë i matur dhe i bazuar në fakte, në mënyrë që të ruhet integriteti i kompanive dhe të parandalohet dëmtimi i padrejtë i reputacionit të tyre. Bizneset kanë nevojë për një ambient të parashikueshëm, siguri juridike dhe trajtim të barabartë para ligjit. Prandaj, u bëjmë thirrje institucioneve dhe akterëve politikë që të tregojnë përmbajtje dhe përgjegjësi, duke shmangur çdo veprim që mund të interpretohet si ndërhyrje në drejtësi”, thekson Oda Ekonomike.

Sipas Odës, vetëm përmes respektimit të parimeve të shtetit ligjor dhe funksionimit të pavarur të drejtësisë mund të sigurohet një klimë e qëndrueshme për zhvillim ekonomik dhe tërheqje të investimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy