MITROVICË/ Gjendet pa shenja jete 48-vjeçari, policia hap rastin “hetim mbi vdekjen”

by Nexhat

Sot, rreth orës 05:30, Policia ne Mitrovicë ka pranuar informatën se në rrugën ,,Ali Zeneli” është gjetur pa shenja jete viktima i gjinisë mashkullore, rreth 48 vjeçar.

Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës tha se “njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore”.

banner

Lidhur me rastin, Zahiti shtoi se “me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen” dhe hetimet janë duke vazhduar, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy