Vrasja e 22-vjeçares palestineze në Tiranë/ Gjykata shpall në kërkim ndërkombëtar babanë e dyshuar pas refuzimit të ekstradimit nga Libani

by Nexhat

Gjykata e Tiranës ka shpallur në kërkim ndërkombëtar Fadi Alwan, 49-vjeçarin palestinez të akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Rayyan Alwai, 22 vjeç. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet.

Vendimi i gjykatës vjen pasi autoritetet e Liban kanë refuzuar ekstradimin e të dyshuarit drejt Shqipërisë. Alwan u arrestua në këtë shtet më 23 prill 2025, por drejtësia libaneze nuk pranoi ta dorëzojë atë për t’u përballur me akuzat në Tiranë.

banner

Sipas një shkrese zyrtare të datës 18 shtator 2025, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se kërkesa për ekstradim është refuzuar nga pala libaneze.

Në këto kushte, autoritetet shqiptare kanë vijuar procedurat duke e shpallur 49-vjeçarin në kërkim ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy