Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me vonesat në dërgimin e Marrëveshjes për Bordin e Paqes për ratifikim në Kuvend.
Në emisionin “Pressing” në T7, Çitaku deklaroi se pashjegueshëm Qeveria nuk e ka sjellë akoma marrëveshjen për ratifikim në Kuvend.
“Ne kemi ditën e parë kur është konsistuar Kuvendi i Kosovës që ajo marrëveshje të na vijë për ratifikim në Kuvend, por fatkeqësisht deri në këto momente nuk ka arritur, por pashpjegueshëm po zvarritet nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje”, tha Çitaku.

