Aleanca me Kosovën e Shqipërinë, Ministri kroat ia kthen Vuçiqit: Ka kaluar koha kur dikush na diktonte se s’i t’i bëjmë politikat tona

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, i ka reaguar presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, pas pretendimeve të këtij të fundit se aleanca ushtarake Kroaci, Shqipëri dhe Kosovë e ka komplikuar situatën e sigurisë,

Anushiq pas një takimi që ka pasur me homologun shqiptar, Ermal Nuka, ka thënë se Deklarata Trilaterale Zagreb, Tiranë e Prishtinë synon forcimin e stabilitetit në Evropën Juglindore dhe thellimin e raporteve miqësore.

banner

Ministri kroat ka thënë se ka kaluar koha kur dikush i diktonte Kroacisë se çfarë të bëjë e si ta zhvillojë politikën e saj.

“Në përgjigje të pyetjes së përsëritur në lidhje me reagimin e Serbisë, përgjigjja është e njëjtë – ka kaluar koha kur dikush i diktonte Kroacisë, sot një shtet sovran dhe anëtar i NATO-s dhe BE-së, se çfarë do të bënte dhe si do ta zhvillonte politikën e saj. Ajo kohë nuk do të ndodhë më kurrë!”, ka shkruar Anushiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy