Mbështetje për studentët shqiptarë në RMV, të respektohen të drejtat gjuhësore dhe arsimore

by Nexhat

Dhjetëra qytetarë, të rinj dhe aktivistë marshuan këtë të Enjte në Shkodër në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Me pankarta në duar, ata u nisën nga Dugajet e Reja, ku bënë thirrje për respektimin e të drejtave arsimore dhe gjuhësore.

banner

Organizatorët dhe pjesëmarrësit theksuan se mbrojtja e të drejtave gjuhësore dhe arsimore mbetet thelbësore, duke bërë thirrje për më shumë vëmendje dhe angazhim institucional ndaj kësaj çështjeje.

Një projektligj i hartuar në vitin 2024 nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, i cili synonte mundësimin e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, nuk u çua përpara. Pas ndryshimeve në përbërjen parlamentare dhe formimit të qeverisë së re, ai u hoq nga agjenda e Kuvendit dhe nuk është rikthyer më në diskutim nga autoritetet aktuale./RTSH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy