Mbrojtja e PS për Ballukun, Berisha: Në Greqi iu hoq imuniteti 11 deputetëve për çështjen e IPARD-it! Rama i gjen në hajni dhe i merr në zyrë

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, ku ka komentuar zhvillimet lidhur me fondet e IPARD-it dhe ka bërë një krahasim me një rast në Parlamentin grek.

Berisha u shpreh se në Greqi janë hequr imunitetet e 11 deputetëve për çështje që lidhen me IPARD-in, duke e cilësuar këtë si një standard të ndryshëm nga ai që, sipas tij, ndodh në Shqipëri.

banner

“Kuvendi helen, 11 deputetë iu hoq imuniteti vetëm për IPARD-in dhe meqë rasti që një prej tyre e njihja pyeta për të. I vetmi moment që kishte telefonuar një herë dhe kishte pyetur ç’po bëhet drejtoreshën e IPARD. Kaq ishte dhe për kaq hoqën 11 imunitete,” u shpreh Berisha.

Duke e lidhur këtë rast me situatën në Shqipëri, ai kritikoi mazhorancën qeverisëse dhe kryeministrin Edi Rama: “Ju jeni këtu, i gjen Rama në hajni dhe i merr në zyrë si Krifca.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy