Aksident tragjik në Rrugën e Kombit, 2 viktima dhe 5 të plagosur

by Nexhat

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Rrugën e Kombit, në segmentin Rrëshen–Milot, në afërsi të Rubikut, duke shkaktuar dy viktima dhe pesë të plagosur.

Sipas informacionit paraprak, në aksident janë përfshirë dy automjete, ku mjeti me drejtues shtetasin N. P., 61 vjeç, është përplasur me automjetin tjetër që drejtohej nga shtetasi D. P., 30 vjeç.

banner

Si pasojë e përplasjes së fortë, kanë humbur jetën drejtuesi i njërit prej automjeteve, shtetasi N. P., si dhe shtetasi F. P., rreth 57 vjeç, i cili ishte babai i drejtuesit tjetër të mjetit.

Ndërkohë, janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër, D. P., si dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjet. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy