Me përfundimin e fjalimit të kryedemokratit Sali Berisha, disa protestues kanë hedhur fishekzjarre drejt godinës së Kryeministrisë, duke përsëritur një skenar të mëparshëm të tubimeve të opozitës.
Nga ana tjetër, policia është përgjigjur me gaz lotsjellës, ndërsa një numër i lartë efektivësh hyri në mesin e turmës dhe shoqëroi disa protestues.
Protesta e 7-të kombëtare e PD nisi pak pas orësh 19:00, ku u rikthyen fjalimet me mesazhe politike.

