Të gjithë e njohim atë skenën e pasdites në shtëpitë tona: televizori ndezur, ne me telefon në dorë duke u munduar të pushojmë pak dhe fëmija “i përhumbur” para një tableti duke parë video pafund në Youtube. E dimë që nuk është mirë, na dhemb pak shpirti, por shpesh dorëzohemi sepse nuk gjejmë diçka që ia “vjedh” vëmendjen ekranit, deri sot.
Në Kosovë ka nisur të qarkullojë një ide që po bën atë që ne prindërit e kemi pasur të pamundur: po i bën fëmijët të hidhen me vrap drejt librit, me të njëjtin pasion si drejt lojërave digjitale. E gjitha filloi me një pyetje të thjeshtë: Po sikur fëmija të mos lexonte për një hero të panjohur, por të ishte vetë Heroi?
Kur fëmija thotë: “Mami, po ky jam unë!”
Nisma quhet Bleris Activities dhe ajo që bën është thjesht magji e pastër. Paramendoni fytyrën e fëmijës tuaj kur hap një libër të personalizuar me 30 faqe dhe në secilën prej tyre sheh veten. Jo një vizatim që “përafërsisht” i ngjan, por një ilustrim perfekt ku çdo tipar i fytyrës, çdo shikim dhe buzëqeshje është 100% e tyre.
Prapa magjisë: Një mësuese që e njeh “shpirtin” e fëmijës
Për të kuptuar se pse ky projekt po ka kaq shumë sukses, biseduam me ideatoren e “Bleris Activities” Blerina Thaqi Jahaj. Ajo nuk është thjesht një sipërmarrëse; ajo është mësuese kopshti me profesion, dikush që e ka kaluar ditën me fëmijët dhe e di saktësisht se ku “rreh” zemra e tyre.
“Si mësuese, e shoh çdo ditë betejën me ekranet. Fëmijët e sotëm duan ritëm, duan ngjyra dhe mbi të gjitha, duan të ndihen të rëndësishëm,” na tregon ajo. “Kur krijuam këta libra, qëllimi ynë nuk ishte vetëm të bënim diçka të bukur. Donim të krijonim një lidhje emocionale. Kur fëmija sheh veten duke fituar një garë apo personazh kryesor i ndonje heroi qe i pelqen, vetëbesimi i tij rritet..”
Një investim në kujtime, jo thjesht një dhuratë
Në një botë ku lodrat e plastikës thyhen pas dy ditësh dhe harrohen në qoshe të dhomës, një libër i personalizuar mbetet në bibliotekë si dëshmi e fëmijërisë. Është dhurata që fëmija do ta shfletojë me të njëjtin gëzim edhe pas 10 vitesh.
Nëse jeni lodhur nga zhurma e Youtube-it dhe doni të shihni atë shkëlqimin e vërtetë në sytë e fëmijës tuaj, kjo është ajo që ju duhet.
Zbuloni botën magjike të fëmijës tuaj këtu: 👉Vizitoni Bleris Activities – Kujdes, përgatituni për shumë përqafime pasi fëmija të shohë librin!

