Protesta e PD para Kryeministrisë, Berisha: Ne jemi alternativa e vetme për shpëtimin e Shqipërisë

by Nexhat

Protestuesit janë mbledhur përpara Kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se opozita nuk përfaqëson më vetëm një forcë politike, por sipas tij një “alternativë të shkëlqyer politike” dhe “shpresën e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Edi Ramës”.

banner

“Sot nuk jemi thjesht si opozitë, por si një alternativë e shkëlqyer politike. Sot mblidhemi këtu në këtë protestë madhështore si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës. Miqtë e Shqipërisë në botë kërkojnë që ky vend të dalë nga kjo lëngatë e keqe. Kryengritja jonë paqësore, në të kaluarën, dhjetëra mijëra qytetarë u përballën në rrugët e Tiranës si të pamposhtur, dhëmbë për dhëmbë me regjimin, me gaz lotsjellës dhe plumba gome, por triumfuan. Ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë”, tha Berisha.

Ai rikujtoi edhe protestat e mëparshme, duke thënë se “dhjetëra mijëra qytetarë janë përballur në rrugët e Tiranës si të pamposhtur”, ndërsa shtoi se ato kanë qenë përballje me “gaz lotsjellës dhe plumba gome”.

Duke folur për situatën ekonomike, Berisha u ndal edhe te çmimi i karburanteve, duke deklaruar se Shqipëria ka “çmimet më të larta të naftës në rajon dhe rroga e pensione më të ulëta”.

Sipas tij, qytetarët nuk marrin pjesë në protesta për shkak të frikës dhe presioneve, ndërsa akuzoi qeverinë për ushtrim presioni ndaj tyre përmes punës dhe jetesës së përditshme.

Berisha theksoi gjithashtu se, sipas tij, vetëm Partia Demokratike përfaqëson forcën që i kundërvihet “narkoshtetit” dhe mbron interesat e qytetarëve dhe liritë e tyre.

“Rritja e çmimit të naftës duhej të dilte në protestë, pasi të gjithë janë prekur nga kjo, por nuk pati pjesëmarrje në protestën e thirrur nga shoqëria civile. Në Shqipëri ka çmimet më të larta të naftës në rajon dhe botë dhe rrogat dhe pensionet më të ulëta në rajon. Njerëzit nga frika nuk dolën në protestën për çmimin e naftës për të mbrojtur interesat e tyre dhe nga presioni që kjo qeveri bën me kafshatën e gojës dhe vendin e punës. Ka vetëm një forcë që i qëndron kundër narkoshtetit dhe mbron interesat e qytetarëve dhe liritë e tyre, dhe kjo është PD”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy