Begaj pret Shefin e Shtabit të Ushtrisë Turke, theksohet aleanca strategjike në NATO

by Nexhat

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim zyrtar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneral Selçuk Bayraktaroglu, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mes dy vendeve.

Gjatë takimit u theksua se Shqipëria dhe Turqia mbeten aleate në NATO dhe partnere strategjike, me marrëdhënie të konsoliduara në planin politik, ekonomik dhe ushtarak, shkruan vizionplus.tv,

banner

Presidenti Begaj e vlerësoi bashkëpunimin në mbrojtje si të qëndrueshëm dhe në nivele shumë të mira.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Turqisë në modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare, përmes programeve të arsimimit, trajnimit, zhvillimit të kapaciteteve mbrojtëse, si dhe ndihmës në fushën e emergjencave civile dhe shërbimeve mjekësore.

Në këtë kontekst u nënvizua edhe bashkëpunimi operacional në kuadër të misioneve të NATO-s, ku ushtarakët e të dy vendeve kanë shërbyer së bashku në Afganistan, Detin Egje dhe Kosovë, duke forcuar ndërveprimin dhe lidhjet mes forcave të armatosura.

Presidenti Begaj falënderoi gjithashtu Turqinë për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit të vitit 2019 dhe pandemisë COVID-19, ndërsa vlerësoi kontributin e saj në misionin e KFOR-it, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy