Edi Rama zbarkon në Emirate për t’u solidarizuar në “kohë të trazuara me vendet mike të Gjirit Arabik”

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Abu Dhabi se ka udhëtuar për të shprehur solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe, në një periudhë që e cilësoi si të trazuar për vendet e rajonit.

Ai u shpreh i bindur se këto vende do ta kalojnë situatën aktuale dhe do të dalin më të forta se më parë.

banner

Rama theksoi gjithashtu mbështetjen për presidentin e Emirateve, Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke e cilësuar mik të afërt.

“:Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, ka shkruar ai në Facebook. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy