Rexhepi: Është e domosdoshme të kemi konsullatë të Shqipërisë në Luginën e Preshevës

by Nexhat

Kryetari i Këshillit Kombëtara Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi i ftuar në emisionin “InfoMagazine” në KlanKosova komentoi mundësinë e hapjes së konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Bujanoc.

Rexhepi tha se hapja e kësaj konsullate është e domosdoshme në mënyrë që të jetë sa më afër shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

banner

“Realisht ne si Këshill Kombëtar Shqiptar e përshëndesim kërkesën e ministrit Hoxha për hapjen e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Luginë të Preshevës. Realisht, kjo iniciativë është e vitit 2019, ku ne si KKSH kemi kërkuar me ish-ministrin e Jashtëm të Shqipërisë që të hapim konsullatën shqiptare në Luginë të Preshevës dhe kjo kërkesë ishte një motor që i dha tani ministri Hoxha dhe realisht është e domosdoshme e kohës që konsullata e Republikës së Shqipërisë të hapet në Luginë të Preshevës dhe të jetë më afër qytetarëve sepse Lugina e Preshevës është realisht e banuar me shqiptarë në këto troje”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy