Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe deputetja Jorida Tabaku gjatë vizitës zyrtare në Romë, janë takuar me Kryetarin e Komisionit për Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen në Senatin Italian, Maurizio Gasparri.
Deputetët janë shprehur se opozita ka një qëndrim të qartë dhe të palëkundur: pro integrimit europian. Ata kanë shpjeguar se janë të vendosur të bëjmë gjithçka për të çuar përpara këtë proces jetik për vendin.
Megjithatë, integrimi duhet të bazohet në meritë dhe në përmbushjen reale të standardeve. Fatkeqësisht, mazhoranca po e pengon këtë rrugë duke mbrojtur politikisht korrupsionin, duke zhbërë parlamentarizmin, duke mos respektuar vendimet e gjykatave, duke e kthyer vendin në një republikë që funksionon me urdhra të kryeministrit e sipas Ligjit dhe Kushtetutës. Te gjitha këto po e minojne besimin dhe progresin e nevojshëm të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian

