Qeveria greke kanë zbardhur një pjesë të bisedës mes kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atij grek Kyriakos Mitsoakis gjatë takimit të zhvilluar të mërkurën në Athinë.
Në fjalën e tij Mitsotakis ritheksoi mbështetjen e Athinës zyrtar për rrugëtimin e Shqipërisë në BE ndërsa e vlerësoi takimin si mundësi për të për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura mes dy shteteve.
“Është gjithmonë kënaqësi t’ju mirëpres në Athinë, i dashur Edi, me rastin e pjesëmarrjes suaj në Forumin Ekonomik Delphi. Është gjithmonë mirë të na jepet mundësia të vlerësojmë progresin e rëndësishëm që kemi bërë në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme në rrugën e vështirë që keni ndjekur drejt Bashkimit Evropian.
Megjithatë, besoj se ende kemi një mundësi të rëndësishme për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura që kanë të bëjnë me marrëdhëniet tona dypalëshe dhe për të vendosur miqësi të vërtetë midis dy popujve tanë.
Prandaj, është një mundësi e shkëlqyer për t’ju mirëpritur përsëri në Athinë, dhe e di që ju vërtet e shijoni ardhjen këtu”, u shpreh Mitsotakis.
Rama nga ana e tij vlerësoi mbështetjen e Greqisë ndërsa vlerësoi si të rëndësishme që çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve të finalizohen në një dokument partneritetit strategjik.
“Faleminderit shumë. Dhe, për t’ju thënë të vërtetën, ndihem i lehtësuar që ajo që duhej të lihej në të kaluarën, ka mbetur në të kaluarën, sepse kjo më jep mundësinë të vij më shpesh në vendin tuaj të bukur, të cilin e dua.
Ndërkohë, dua t’ju falënderoj sinqerisht për mbështetjen. E vlerësojmë shumë. Dhe, po, jemi shumë të etur të vazhdojmë dhe të përfundojmë atë për të cilën kemi rënë dakord së bashku, një dokument të guximshëm partneriteti strategjik ku të gjitha çështjet adresohen dhe nuk ka më çështje të pazgjidhura midis nesh, ndërsa duam të bashkohemi me Bashkimin Evropian dhe ta bëjmë këtë rajon shumë më të rëndësishëm edhe në këtë nivel.
Gjatë bisedës nuk munguan as batutat për veshjen nga ana e kryeministrit Rama.
“Përsëri, shumë faleminderit, Kryeministër. Është një nder të jem këtu dhe kërkoj ndjesë që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ju, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Prandaj shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im”, tha Rama gjatë takimit.
“Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë inovativ në mënyrën se si visheni, dhe kjo na pëlqen”, ishte përgjigjja e Mitsotakis.
Në një intervistë për median greke Kathimerini 2 ditë më parë, Rama foli gjerësisht për raportet greko-shqiptare, zhvillimet ekonomike në Shqipëri, çështjen e pronave në Himarë, si edhe për debatet e fundit që kanë shoqëruar deklaratat e tij në arenën ndërkombëtare.



