Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë në rrjetet socilae mesazhin e Sekretarit amerikan të Shtetit, Maro Rubio për kufizimin e vizave ndaj 75 anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të grupit të kartelit meksikan të drogës, Sinaloa.
“Departamenti i Shtetit po shtrëngon masat ndaj vizave për personat që “punojnë në emër të kundërshtarëve të Shteteve të Bashkuara”, shkruhet në mesazhin e ambasadës së SHBA në facebook.
Në një postim në rrjetin social X, Rubio shkroi disa ditë më parë se administrata Trump vazhdon ta bëjë vendin dhe rajonin tonë më të sigurt dhe më të fortë.
“Sot, po ndërmarr hapa për të vendosur kufizime vizash ndaj 75 individëve që janë anëtarë familjesh ose bashkëpunëtorë të afërt të personave të lidhur me Kartelin Sinaloa, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059.
Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të mbrojë amerikanët nga narkoterroristët e rrezikshëm dhe drogat vdekjeprurëse”, ishte mesazhi i Marco Rubios

