Sali Berisha ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Pavarësisht mospajtimeve do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time

by Nexhat

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademik Rexhep Qosja.

Në një postim në profilin e tij në FB, Berisha shkruan: “Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri”.

banner

Postimi i tij i plotë:

Akademiku Rexhep Qosja mbyll sytë përgjithmonë.

Të dashur miq, dielli perëndoi përgjithmonë për akademikun Rexhep Qosja.

Kultura, mendimi letrar dhe shoqëror e politik shqiptar, polemika dhe letrat shqipe humbën një kollos të tyre, autor të një seri veprash në këto fusha.

Pavarësisht nga kundërshti, mospajtime dhe vlerësime të ndryshme që kam patur me Prof. Rexhep Qosen kam ruajtur dhe do ruaj gjithmonë respektin dhe mirënjohjen time ndaj tij veçanërisht për kohën kur ai ishte zëri publik i vetëm i fuqishëm i shqiptarëve pa zë e të shtypur të Kosovës nga pushtuesi serb dhe më vonë për mbështetjen e palëkundur që i dha UÇK por edhe qëndrimet e tij kritike ndaj zhvillimeve në Kosovë dhe në Shqipëri. Me këtë rast shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera, familjes miqëve të afërmëve dhe autoriteteve të Kosovës. I qoft dheu i lehtë i tokës amë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy