Dramë në “Karagaç” – Peja fiton në sekondat e fundit dhe barazon serinë

by Nexhat

Peja ka arritur një fitore dramatike ndaj Trepçës në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të “Play-off”-it, duke triumfuar me rezultat të ngushtë 95:93 dhe duke barazuar serinë në 1-1.

Sfida në palestrën “Karagaç” dhuroi spektakël dhe emocione deri në sekondën e fundit, ku heroi i mbrëmjes u bë Cesar Edwards.

banner

Ai realizoi pikët vendimtare në çastet e fundit të takimit, duke i siguruar fitoren skuadrës pejane dhe duke ngritur në këmbë publikun vendas.

Lideri i Pejës në këtë përballje ishte Daquan Bracy, i cili shkëlqeu me 26 pikë dhe 10 asistime, duke qenë motori kryesor i ekipit në këtë triumf të madh.

Në anën tjetër, te Trepça më efikasi ishte Mustapha Amzil me 17 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e parë në këtë seri.

Pas dy ndeshjeve, seria gjysmëfinale është plotësisht e hapur me rezultat 1-1, ndërsa pritet që përballjet e radhës të sjellin edhe më shumë rivalitet dhe dramë në garën për një vend në finale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy