Torino i prishi planet Interit, duke i shtyrë festën e titullit për javën e ardhshme. Zikaltrit nuk arritën ta mbyllnin matematikisht garën për “Scudetto”, pavarësisht se kishin gjithçka në dorë.
Interi e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe krijoi epërsi prej dy golash falë realizimeve të Marcus Thuram dhe Yann Bisseck, duke dhënë sinjale se festa mund të vinte që në këtë javë.
Megjithatë, Torino reagoi fuqishëm dhe barazoi me meritë. Giovanni Simeone ngushtoi rezultatin, ndërsa Nikola Vlašić shënoi nga pika e bardhë për 2-2, duke siguruar një pikë të vlefshme për vendasit.
Tashmë, gjithçka shtyhet për javën e ardhshme, kur Interi në shtëpi pret Parman. Në rast fitoreje, skuadra zikaltër do të shpallet kampione e Italisë për herë të 21-të në histori.

