“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i viktimave në Lezhë: Të hetohen pista të tjera

by Nexhat

Gjergji Neli i afërmi i Kreshnik e Gentiana Mujecit, dy personave të vrarë të dielën në Lezhë, në një deklaratë publike kërkon zbardhjen e plotë të krimit.

Ai dënon aktin kriminal dhe u bëri thirrje organeve ligjzbatuese të identifikojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorët.

banner

Njëkohësisht, Neli kritikoi disa raportime mediatike që e lidhin ngjarjen me motive hakmarrjeje, duke i cilësuar si të pabazuara dhe duke kërkuar që të mos përjashtohen edhe pista të tjera hetimore.

Lidhur me ngjarjen e disa viteve më parë, Neli thotë se Mjeci nuk është shpallur fajtor.

“Njëkohësisht, dënojmë publikisht deklarimet e disa mediave, të cilat kanë aluduar se kjo ngjarje lidhet kryesisht me motive hakmarrjeje, meqenese gjaku dhe fisi Mujeceve nuk u kane asnje deryrim, versione te  kesaj natyre edhe mundet te jene me nje nga pistat e dyshuara per organet ligj-Zbatuese, por keshellojme mos lenjen ne harrese dhe pista te tjera dyshimj per ngjarjen kriminale te ndodhur”,  shprehet Gjergj Neli, raporton Euronewsal.

Sipas tij, Kreshnik Mujeci ishte një familjar i rregullt dhe i respektuar në komunitet, i angazhuar në blegtori së bashku me bashkëshorten.

Në përfundim të reagimit, ai u bëri thirrje mediave të tregojnë përgjegjësi në raportim dhe të shmangin përhapjen e informacionit të paverifikuar, ndërsa kërkoi drejtësi dhe transparencë për këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Policia e Shqipërisë vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të motiveve të atentatit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy