Një kinez humbi jetën në aksidentin në rrugën Librazhd-Elbasan

by Nexhat

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Librazhd-Elbasan.

Është raportuar se në aksident është përfshirë një automjet me drejtues një 33-vjeçar kinez i cili është përplasur me një tjetër automjet të drejtuar nga një 26-vjeçar.

banner

Për pasojë ka humbur jetën 33-vjeçari kinez dhe janë plagosur drejtuesi i automjetit tjetër dhe 3 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Librazhd-Elbasan”, automjeti me drejtues shtetasin kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi kinez T. H., si dhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi V. M., si dhe 3 pasagjerë, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin./A2Cnn

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy