Berisha në forumin e IDU: Partnerëve do ju paraqesim shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’

by Nexhat

Kreu i PD Sali Berisha ka marrë pjesë në forumin e IDU. Nga Zagrebi, Berisha tha se Shqipëria është përballë një problem madhor që ka të bëjë me procesin e integrimit, me ndërtimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare.

Fjala e plotë e Berishës;

banner

Berisha nga Zagrebi: Do paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë shqetësimet për ‘autokracinë elektorale’ dhe pengesat në rrugën drejt BE-së

*Pyetje: Z. Berisha, një forum 3-ditor i cili ka një rëndësi shumë të madhe, cili do të jetë le të themi qëndrimi juaj dhe i Partisë Demokratike dhe ku do të jetë pikësynimi i gjithë mesazhit tuaj dhe i opozitës?*

*Sali Berisha:* Po, ky është forumi i IDU-së, Bashkimit Demokrat Ndërkombëtar, organizatës që grupon partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta të të gjithë botës. Organizatë e cila ka si parti kryesore udhëheqëse, Partinë Republikane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partia më influente. Ndërkohë, presidenti i saj është një nga ish-kryeministrat më të shkëlqyer të Kanadasë, Stephen Harper, një mik i çmuar i opozitës shqiptare dhe i Shqipërisë. Ne vijmë këtu në këtë forum botëror për të paraqitur problematikat e mëdha të Shqipërisë dhe rajonit në këndvështrimin tonë, për t’i debatuar dhe diskutuar këto probleme me aleatët tanë

Probleme madhore që kanë të bëjnë me sigurinë në rajon, probleme madhore që kanë të bëjnë me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, pengesat shumë serioze që Edi Rama me shtrirjen e Shqipërisë në një autokraci elektorale apo diktaturë autoritare, i ka bërë dhe i bën procesit të integrimit, me ndërtimin e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Evropë, shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të ekonomisë shqiptare për shkak të zhvlerësimit dramatik të euros dhe dollarit, goditjes shumë të rëndë të eksporteve, prodhimit industrial, prodhimit bujqësor. Pra, kemi, përveç faktit që dihet që klanet e drogës janë sot vendimmarrësit kryesorë dhe më të rëndësishëm, por ato siç kanë faktuar zbulimet e fundit, ato arritën të kontrollojnë të gjithë internetin e Shqipërisë me të gjithë të dhënat e shqiptarëve

Kështu që, në këtë aspekt përbëjnë një rrezik dhe kërcënim serioz për sigurinë jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të rajonit dhe më gjerë. Këtu ishte një pritje kjo që regjistruat, pritja para fillimit të punimeve. Patëm rastin të takojmë personalitetet më kryesore, zëvendëskryeministrin e Kroacisë, nga vendi organizator, mikpritës, presidentin e IDU-së, ish-kryeministrin e Kanadasë z. Stephen Harper, sekretaren e përgjithshme të IDU-së, miq të tjerë, Elmar Brok, një mik gjithmonë i Shqipërisë dhe i Partisë Demokratike, opozitës shqiptare, Kenny Endo, ish-kryeministrin e Irlandës, një nga kryeministrat më të suksesshëm në historinë e atij vendi, dhe shumë personalitete të tjera, të shkëmbejmë mendime shkurtimisht, të debatojmë, diskutojmë për zhvillimet në Shqipëri.

Mendoj se kjo pritje, ky koktejl që u dha nga presidenti i IDU-së, ishte një rast shumë i mirë për ne për shkëmbim mendimesh me miqtë tanë, me partnerët tanë. Nesër vazhdon seanca, nesër seancat. Nesër kemi një panel që i kushtohet tërësisht Ballkanit, problematikave të mëdha të Ballkanit, qoftë në rrafshin e sigurisë, ashtu dhe në rrafshin e integrimit europian, ku janë disa pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe natyrisht aty do paraqesim rastin e Shqipërisë dhe problematikat e mëdha. Por nesër, nesër ka gjithashtu debate në për çështje të tjera të sigurisë, kibër-sigurisë dhe pasnesër është mbledhja, është konferenca, është samiti i byrosë ekzekutive në të cilën janë të pranishëm kryetarët e të gjitha partive të anëtare të IDU-së dhe sigurisht edhe aty Shqipëria, siç mund ta keni marrë vesh, është në rend dite nga çështjet më të rëndësishme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy