Askush nuk do të qeveris i vetëm pas zgjedhjeve, thotë Haradinaj

by Nexhat

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka komentuar zhvillimet politike në prag të zgjedhjeve të reja, thënë se procesi i formimit të institucioneve do të varet nga marrëveshjet ndërmjet partive.

Në Debat Plus, Haradinaj u shpreh se “lajmi i mirë” për zgjedhjet që vijnë është fakti se asnjë parti nuk pritet të sigurojë shumicë absolute në Kuvend.

banner

Sipas tij, në çdo skenar politik do të jenë tri pozita kyçe që do të përcaktojnë marrëveshjet: kryeparlamentari, kryeministri dhe presidenti.

“Çka është lajmi i mirë tash në zgjedhjet që vijnë. Në çdo matematikë, në tavolinën e diskutimeve do të jene tri pozitat kryesore. Sido që të bëhet, e dimë se 80 deputetë nuk i merr një parti. Nuk do të zgjidhen më institucionet e Kosovës, as kryeparlamentari, as qeveria, as kryeministri pa qenë në paketë dakordimi për zgjedhjen e tri pozitave…”, ka thënë Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy