Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha e ftuar në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se uron që në zgjedhjet e reja parlamentare të ketë ndryshim të peisazhit politik në vend.
Hoxha tha se vetëm me ndryshim të peisazhit politik do të garantohet demokracia parlamentare,
“Çështja që më brengos është pamundësia jonë si shoqëri për t’u marrë vesh. Pamundësia jonë për ta kuptuar demokracinë në thelb e demokracia thërret për ndarje të përgjegjësive për ndarjen të pushteteve. Zgjedhjet do të vijnë, do të jenë me 7 qershor, uroj të ketë ndryshim të peisazhit sepse vetëm ndryshimi i peisazhit mund ta garantojë demokracinë parlamentare”, tha Hoxha.

