E pyetur për marrëdhënien e saj personale me ish-presidentin Ilir Meta, Monika Kryemadhi gjatë intervistës në “Kjo Javë” tha se Meta është larguar nga banesa pas përplasjeve familjare ku shkak u bë kërcënimi që ajo i bëri vjehrrit dhe gruas së Tedi Blushit.
Kryemadhi tha se sot e konsideron Metën vetëm si ish-koleg dhe si babain e fëmijëve të saj.
“Unë nga Ilir Meta jam ndjerë e paragjykuar qëkur iku nga shtëpia dhe e gjykuar dhe e përdorur në maksimum. Për atë nuk më intereson fare më. E shoh si koleg dhe ish koleg të politikës time, në aspektin njerëzor e shoh si babain e fëmjës tim

