Dialogu i Punëve të Brendshme 2026, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar thellojnë bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar

by Nexhat

Ministria e Punëve të Brendshme e Shqipërisë dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar nënshkruan (29 prill) Dialogun e Punëve të Brendshme 2026, duke forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh në fushën e sigurisë.

Marrëveshja u firmos për palën shqiptare nga zëvendësministrja Silva Caka dhe synon të thellojë koordinimin në disa prioritete kyçe, si lufta kundër krimit të rëndë dhe të organizuar, goditja e financave të paligjshme, menaxhimi i migracionit të paligjshëm dhe rritja e sigurisë kufitare.

banner

Ky dialog vjen si vazhdim i bashkëpunimit të mëparshëm në kuadër të Dialogut Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2025–2026, duke reflektuar një partneritet në rritje mes Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar.

Autoritetet e të dy vendeve theksuan se ky hap përforcon besimin reciprok dhe angazhimin për të luftuar kërcënimet e përbashkëta ndaj sigurisë, duke konsoliduar më tej marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy