Revolucion kuqezi, drejtuesit e Milanit projektojnë të ardhmen, afrime në çdo repart

by Nexhat

Milani po projekton të ardhmen me Massimiliano Allegrin në qendër të gjithçkaje. Në një takim me drejtuesit Tare dhe Furlani paraditen e kësaj të premte, është vendosur që trajneri të ketë rol kyç në ndërtimin e skuadrës dhe në zgjedhjet e merkatos për sezonin e ardhshëm.

Prioriteti i Allegrit është forcimi i mbrojtjes dhe mesfushës. Për prapavijën, emri kryesor mbetet Mario Gila i Lazios, ndërsa në mesfushë Milani synon Nicolò Fagiolin, me idenë për ta bashkuar me Luka Modrić për të krijuar një miks mes rinisë dhe eksperiencës. Në qendër të gjithçkaje mbetet mesfushori kroat, i cili pritet të qëndrojë edhe një sezon tjetër në Milano, duke i dhënë skuadrës stabilitet dhe eksperiencë në një projekt që synon rikthimin në majat e futbollit europian. Në lojë është edhe Leon Goretzka i Bayern Munich, një nga objektivat kryesorë për repartin e mesfushës

banner

Në sulm priten ndryshime të mëdha: Nkunku dhe Gimenez janë pranë largimit, ndërsa nuk do të konfirmohet Füllkrug. Situata e Rafael Leão mbetet e hapur, por vetëm oferta të mëdha mund të ndryshojnë qëndrimin e klubit. Milani ndërkohë synon një sulmues të nivelit të lartë ndërkombëtar, me Gabriel Jesus si një nga emrat më të fortë në listë. Sulmuesi Brazilian paraqet një profil shumë interesant për drejtuesit kuqezin, pavarësisht ulje ngritjeve këtë sezon për të, I ndikuar edhe nga dëmtimet e shumta, që kanë sjellë që Gabriel Jesus të zhvillojë vetëm 12 ndeshje në Premier League e të realizojë vetëm 2 gola

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy