Rezoluta e kongresistëve amerikanë për anëtarësimin në NATO, Konjufca: Kosova e gatshme të kontribuojë në sigurinë rajonale

by Nexhat

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka mirëpritur rezolutën e paraqitur nga kongresistë amerikanë që mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Konjufca, ka thënë se Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit, përcjell Express.

banner

”E mirëpres paraqitjen e rezolutës dypartiake në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, dhe i falënderoj kongresmenët Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për mbështetjen e tyre dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kosova është e gatshme të kontribuojë në sigurinë e rajonit dhe të komunitetit transatlantik. 🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy