Drenica merr fitore të madhe ndaj Dukagjinit, pa fitues mes Gjilanit e Ferizajt

by Nexhat

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet tjera të fundit të javës së 32-të në Superligë.

Drenica ka marrë një fitore jashtëzakonisht të madhe 0:1 në udhëtim ndaj Dukagjinit.

banner

Me këtë fitore, Drenica shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e shtatë, duke i ikur edhe më shumë zonës së rrezikshme.

Në anën tjetër, Dukagjini mbetet i gjashti me pikë të njëjta me Drenicën.

Në anën tjetër, pa fitues u mbyll sfida mes Gjilanit dhe Ferizajt.

Ferizajasit barazuan në minutën e 13-të shtësë, për t’i mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Aktualisht, Ferizaj është në vendin e parafundit me 34 pikë, pesë më pak se Llapi që gjendet në zonën e barazhit.

Në anën tjetër, Gjilani me këtë barazim shkon në kuotën e 45 pikëve në vendin e pestë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy