Osmani bashkë me Avdylin në Gjonaj të Hasit: Me dokin, po u bashkohemi hasjanëve në festivalin “Hasi Jehon”

by Nexhat

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka publikuar një video me deputetin e disa legjislaturave, Haxhi Avdylin, me të cilin tha se kanë shkuar në Gjonaj të Hasit.

“Përshëndetje. Jemi në Gjonaj të Hasit – një prej vendeve më të bukura në Kosovë”, tha ajo në fillim të videos së publikuar në Facebook.

banner

“Jemi shumë të lumtur që sot do t’i bashkohemi hasjanëve. Jemi bashkë me dokin, në festivalin ‘Hasi Jehon’”, tha Osmani.

Osmani tha se “Hasit gjithmonë i është dëgjuar zëri – ky zë ka jehuar nëpërmjet këngëve, valleve, veshjeve tradicionale dhe është një prej vendeve ku gjithmonë janë mbrojtur rrënjët shqiptare”.

Avdyli, ndërkaq tha se po u bashkohen “jerëzve të mirë dhe punëtorë të Hasit në këtë festë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy