Policia bën bilancin, 571 të arrestuar dhe 90 operacione gjatë muajit prill, goditen krime të ndryshme në të gjithë vendin

by Nexhat

Policia ka bërë bilancin e punës së kryer përgjatë muajit prillë, ku janë finalizuar 90 operacione në kuadër të parandalimit dhe goditjes së veprimtarive kriminale në të gjithë vendin.

Si rezultat, gjatë kësaj periudhe janë vënë në pranga 571 shtetas të dyshuar për vepra penale të ndryshme, janë zbardhur 14 ngjarje kriminale dhe janë parandaluar 17 raste të tjera.

banner

Në kuadër të operacioneve janë finalizuar 13 raste për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 33 armë zjarri, 5 armë gjahu/sportive, municion luftarak, granata, lëndë eksplozive, silenciatorë si dhe mjete të tjera të përdorura për veprimtari kriminale.

Në fushën e narkotikëve janë sekuestruar rreth 10 kg kanabis, mbi 2000 fara kanabisi, 1.5 kg kokainë, tableta MDMA, si dhe janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm fidanësh narkotikë.

Strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare kanë goditur 15 raste që përfshijnë mashtrime kompjuterike, kontrabandë mallrash, falsifikim dokumentesh dhe informalitet.

Gjithashtu, janë finalizuar 13 operacione për zbardhjen e vjedhjeve, 12 operacione për goditjen e shfrytëzimit për prostitucion dhe 2 raste për trafikim të emigrantëve të paligjshëm drejt BE-së.

Në fushën e lojërave të fatit janë zbuluar 23 ambiente të paligjshme, ndërsa janë goditur 156 raste ndërtimesh pa leje dhe 3 raste të ndotjes së ajrit.

Policia Rrugore ka arrestuar 304 drejtues mjetesh, nga të cilët 170 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 134 pa leje drejtimi, si dhe janë vendosur 93 645 masa administrative.

Policia Kufitare ka evidentuar dhe goditur 40 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 5 raste me dokumente false, 13 raste trafikimi dhe 5 raste mosdeklarimi të të hollave.

Policia e Shtetit thekson se kontrollet dhe operacionet intensive do të vijojnë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët ndërkombëtarë, me fokus parandalimin e kriminalitetit dhe goditjen e krimit të organizuar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy