Samiti i EPC, Kurti takon kryeministrin armen: Folëm për tema globale, pres të takohemi edhe në Prishtinë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Yerevan me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Kurti shkoi atje për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ndërsa me Pashinyan tha se disktuan “për tema të shumta me interes të përbashkët lidhur me çështjet globale aktuale, si dhe për mënyrat e forcimit të bashkëpunimit në nivel europian”.

banner

“Duke falënderuar qeverinë armene për mikpritjen e ngrohtë, u pajtuam për nevojën që të zhvillohen më tej marrëdhëniet dhe të rritet koordinimi dhe bashkëpunimi dypalësh në fushat me interes të përbashkët. Pres me padurim të takohemi sërish dhe ta mirëpres në Prishtinë”, shkroi ai në X.

Zyra e Kurtit, ndërkaq, tha se Kurti “shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin gjithnjë në rritje në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue””.

“Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, thuhet në njoftim.

“Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy